Kultur

Michael Jackson bie në pajtim me firmën Sony

Michael Jackson (47), i cili ka një shumë të madhe borxh (diku rreth 300 milionë), duket se përkohësisht i ka ikur një ruine ekonomike
 
Michael Jackson (47), i cili ka një shumë të madhe borxh (diku rreth 300 milionë), duket se përkohësisht i ka ikur një ruine ekonomike duke ia shitur të drejtën e këngëve të Beatles firmës Sony. Siç kanë deklaruar edhe avokatët e tij, Jackson ka mundur me ndihmën e Sony ti rregullojë problemet finansiare. Vlera e këngëve që posedonte Jackson kap shumën prej 0.83 miliarde Euro.
Jackson ka kaluar në një situatë të keqe finansiare, duke investuar shumë para në ranchin e tij "Neverland" dhe duke jetuar në mënyrë tepër luksoze.

Në auktion krevati i Sophia Loren-it

Një kravat të cilin kishte përdorur Sophia Loren, një peshqir me të cilin kishte pastruar fytyrën një prominente: Gjitha këto janë prezentuar në hotelin luksurioz Dolder Grand Hotel në Zürich për auktion.
 
Një kravat të cilin kishte përdorur Sophia Loren, një peshqir me të cilin kishte pastruar fytyrën një prominente: Gjitha këto janë prezentuar në hotelin luksurioz Dolder Grand Hotel në Zürich për auktion. Një adhurues i Sophia-s pagoi për kravatin ku kishte fletur Sophia 1000 Euro. Kurse për kravatin tjetër të përdorur nga Elton John ishte paguar bile edhe më tepër.
Shkas për gjithë këtë auktion është planifikimi i renovimit të këtij Hoteli me një traditë 105 vjeçare.
Ndër të tjerat do të ekzsiton mundësia për blerjen e shumë stolive dhe produkteve me vlerë, si p.sh. Verëra të ndryshme, peshqirë, Karta të menysë, etj.
Në hotelin e njohur, kanë kaluar ditë dhe netë ndër të tjerët keta prominentë me famë: shkrimtari Thomas Mann, shkencëtari Albert Einstein, ish-kryetarët e SHBA-ve John F. Kennedy dhe Bill Clinton, popylli Madonna .
Renovimi i është besuar arkitektit të njohur Norman Foster

„Spider-Man 2“ theu rekordet amerikane

„Spider-Man 2“ theu të gjitha rekordet e deritanishme për gjashtë ditët prej kur startoi shfaqja e tij
 
„Spider-Man 2“ theu të gjitha rekordet e deritanishme për gjashtë ditët prej kur startoi shfaqja e tij. Në ditën e parë të promovimit të mërkurën e kaluar arriti shumën prej 180 milionë dollarësh. Aktorët kryesorë Tobey Maguire dhe Kirsten Dunst do të jenë të pranishëm edhe në shfaqjen e parë europiane në Berlin

Vdiq Marlon Brando - ndër aktorët më të mëdhenj të brezit të tij

Në një spital të Los Angjelosit dje në moshën 80-vjeçare vdiq Marlon Brando, një nga aktorët më të famshëm amerikanë. Brando doli nga shkolla e njohur e Nju Jorkut Actor's Studio, duke mbështetur metodën realiste të aktrimit, i cili e revolucionarizoi lojën në skenë.
 
Los Angjelos, 3 korrik - Në një spital të Los Angjelosit dje në moshën 80-vjeçare vdiq Marlon Brando, një nga aktorët më të famshëm amerikanë. Brando doli nga shkolla e njohur e Nju Jorkut Actor's Studio, duke mbështetur metodën realiste të aktrimit, i cili e revolucionarizoi lojën në skenë. Brando fillimisht filloi të shquhej pas shfaqjes në Hollivud të pjesës së Tenesi Uiliamsit "Tramvaji i quajtur dëshirë". Më pas filmi që u bazua në këtë shfaqje, e ndihmoi atë që t'i hapte rrugë karrierës së gjatë në kinematografi. Në kujtesën e admiruesve të filmit do të mbeten rolet e tij në filmat "Kumbara", "Apokalipsi", "Tango e fundit në Paris", "Luanët e rinj", "Sajonara", "Zapata" e shumë role të tjera, duke u bërë kështu një ikonë e Holivudit. Sipas një ankete interpretimi i rolit të Brandos në filmin "Kumbara" është vlerësuar si më i miri i të gjitha kohëve.

Gjatë karrierës së tij, Brando fitoi dy çmime Oscar, por e refuzoi të dytin në shenjë proteste ndaj trajtimit të indianëve të Amerikës.

Vitet e fundit të jetë së aktorit të madh u shënuan nga tragjedi familjare dhe probleme financiare, për të cilat ai nuk kishte shumë qejf të fliste.

..:: roock@live.com ::..
 
Set Home Page
Download Mp3
 

....::: HajdeKnaqu-CHAT :::...
 

....:::: Shkup ::::...
 
Click for Skopje-petrovec, Macedonia Forecast
 
 INFO
Vizitor te nderuar ju njoftojm se se shpejti do te ket shum risi ne www.hajdeknaqu.com & www.arena-shkupjane.com ju faleminderit na vizitoni...
 
...::: wWw.Arena-Shkupjane.Com & wWw.HajdeKnaqu.Com :::... [Powered by: Arben] Sot Online ishin 3 visitorsNe ket Faqe !
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free